Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Hatip HULAJ

NË KOHËN E VJETËR
——————————-
Qanë vajza për djalin
M’duket nuk qante kot,
Lotet e saj dalin nga zemra
Nuk janë lotë të rëndomtë.
Djali nuk pajtohet me arsyen
Për atë që vajza i ka dëftua,
E puthi një rrugaç me forcë
Kur mbushte ujë në krua.
Ik mos ti shoh sytë
Se më ke tradhtua,
Puthësh me të tjerët
Se herë s’je me mua.
E ç’të bëj unë e shkreta
Që duhet të shkoj në krua,
Ai “arushani” budalla
Me forcë më puthi mua.
Kështu ata u ndanë
Dhe kurrë më nuk u panë,
Vajza u martua me një plak
Djali murr dynjanë.
Kështu ishte atëherë
Në kohen e vjetër,
Vajzës po i doli fjalë
Merrte plak me mjekër !
/QendraPress/