Fryma poetike e së mërkurës  më poetin;-Hatip HULAJ

Çudi !

—————-

Çdo që desha

Realizova,

Por peng me ka mbetur;

Edhe pse shumë dëshiroja

Çiftelinë dhe të kënduarit

Nuk mund t’i mësoja ,

Edhe pse për mua

Ishin kryesorja.

05.07.25

– – – – – –

I THANË

I thanë e humbe,

Nuk tregove kujdes ndaj saj .

Jo,jo ,ai asgjë nuk kishte humbur

Nuk humbet ajo që nuk e ke.

Vetëm Don Kishoti luftoi një natë të verës

Dhe ndoshta i mundi me shpatë kundërshtarët,

Por mëngjesi tregoi se ata nuk ishin njerëz

Por ishin mullinjtë e erës!

/QendraPress/