Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Idriz Berisha XHIXHI

BRENGAT E JETËS

——————————-

Kjo jetë si magji përrenjsh

Me fytyrë të mistershme nate

Herë e bardhë si borë ,herë futë e zezë

Si galeri kafkash të shpuara anëpërtej

Grimcuar si lecka lypsari.

Dyert e drunjta që era I lëvizë

Herë kah lindja e herë kah perëndimi

Ngjajnë në rebelime adoleshenti

Eh,

Jetë që pezull rri as në tokë,as në qiell

Frymon me mushkëri vdekatari

Po shpirt nuk jep.!

Foshnja kur mbrëmjeve qan

Nuk dihet po lind a po vdes!?

Një dorë dashurie rri varë

Ngjan në bjeshkë të vrara barinjsh

Flakë shpirti ,zjarr zemra e saj

Udhëton përtej gjumit të natës

E ëndrrave të bardha.

Jeta është brengë në ecje

Dhe dashuri nëne që gjumin përkund

Në djepin e ylbershem mbi bjeshkë.

/QendraPress/