Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Jahe FIDA

Në tavolinë…!

————————————-

Në tavolinë u ulëm katër:

unë, ti dhe dy gota verë.

Trokitëm gotat, buzët puthitëm.

Eh! Sa lezet kemi ndjerë!

Aq u desh dhe gotat harruam,

sikur ishim vetëm ne të dy.

Zjarri vinte duke u shtuar,

më fort se kur ishim të rinj.

Në sfond u shfaq muzika…

Eh, sa forcë pati! Katalizator.

“Valsi lumturisë” pafund zgjati,

gotat harruam, si prekëm me dorë!

Në tavolinë, mbetën dy,

dy gotat që porositëm ne.

Si nuk u mërzitën, duke pritë aty,

po tek na shihnin, kënaqeshin pa fre!

Gotat i kujtuam diku në agim,

kur më shumë vera ish ëmbëlsuar.

Tek pinim ngadalë deri në përfundim,

të katërt bashkë, ndjeheshim të gëzuar!

/QendraPress/