Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Llesh GJOKA

CRESCENDO
—————————
Fëmijë ishte, duke rrahur doçkat
Sa ora u rrit.
E shoh te kryqëzimi duke më treguar rrugën me gisht.
Fidanë pemësh ishin, të shtratëzuar
Kur i mbolla në zabele, ku prehej mbrëmja.
Pylli i ri më jep hije dhe fruta të ëmbla.
Rrugët e ngushta, gjarpëruese
Që ndanin fushëtirën e blertë përsëgjati.
Tash janë kthyer në nyje të gjëra asfalti.
Nxënësit që merrnin mësime e qortime moshe.
Po hyjnë syresh në parlamentin e ri
Dhe japin leksione në demokraci.
Skela të larta shfaqen si kërpudha urbane
Ngrihen vila, pallate të reja.
Qytetet shtrijnë gjymtyrët dhe kokën ngrenë drejt qiejve.
Shoh shkallë të ndritshme përmes mjegullës
Dikush është rritur, kërkon të prekë Olimpin
E të presë me dorë shkreptimat.
Vetëm kurora e Velës nuk ngrihet më.
Shkëmbinjtë e saj mitikë mbajnë nën sqetull
Fëmijërinē time të thinjur herët.
ll@gjoka
16.05.2025
/QendraPress/