Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Llesh GJOKA

VERA VJEN ME TAMBURE
——————————-
Vera vjen me tambure.
Ka zë bualli dhe jehonë.
Ti më bëre të dal vrik prej kështjellës,
Aty ku duhet të vishem i krekosur.
Një urdhër i brendshëm,
Më bënte të ndihesha i burgosur.
Tani, koha luan një melodi tjetër.
Temperaturat shifra të reja kaplojnë.
Si të fshihemi rrafshit të rërës ne të dy,
nën lëkurën tonë?
Kuptojmë se gjithçka e zhbën atë veshje rutinë.
Kjo shpesh na duket si lojë.
Dje e përdorëm për nevojë,
Si stil, si mburojë…
Pamja e lëkurës ngjan me kallirin që po piqet
Praninë e njëri tjetrit na afron.
Më të bukur jemi për t’u parë.
Të gjithë të barabartë,
Komandantë dhe ushtarë.
Unë pranë teje,
I njëjti jam.
Si një mit prej guri të lashtë.
Murg, heshtak, i pafjalë.
Më duhet ta heq lëmashkun.
Me të tjerë sy,
Zemrën ma kthen dalë.
Vera vjen me tambure.
Ka zë bualli dhe jehonë.
Temperaturat nuk shprehen dot me fjalë.
Ti s’mund të më ikësh më larg,
Se ajo pulëbardhë që njom krahët mbi dallgë.
/QendraPress/