Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Luan SHEHI

PAS NJË DIMRI TË GJATË
———————————
Pas një Dimri të gjatë,
shpërthime të mekura,
Hëna hesht çdo natë,
shtigjesh të paprekura…
Pragje ngre trishtimi,
muzgjesh vellon nurë,
mjergull derdh agimi,
skutash gurë më gurë…
Drita gishtash zgjatur,
shthurret nëpër gjethe,
mbrëmja gjus-tulatur,
përkundet…si në ethe…
Pas një Dimri të gjatë,
zgjime gjoks-përzhitur,
Hëna hesht çdo natë,
qelqesh zbret papritur…
/QendraPress/