Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Mark GJETJA

Kur flet me yjet.
————————-
Sa heré me yjet kam biseduar,
buzë dritares ,netëvé të vona,
me vite e vite s’te kam harruar,
t’i bashkojmë ,dy zemrat tona.
Unë me ty gjithnjë në mendje ,
dashurinë ndoshta kujtonte,
kur shoh diell fytyrës ténde
ti shoh sytë ndër horizonte.
Me vite té desha përsëri
gjaté te ruajta ndër kujtime,
si një drité në sytë e mi,
kishe hyré né zemrën time.
Edhe krojet,kur vërshojnë
janë kristal, si dashuria,
do pimë ujë,e do notojmë
rrugëve shpejt ,kaloi rinia.
Me mungon , dhe vendi im,
kur erë e detit fryn né çast,
tani pres ,me pa durim,
të zgjohemi në té njejtin.prag.
Krahët mbi supe,si gjithnji,
ëndrrat që lamé né mes,
tani pranvera përsëri
do sjellé lule mëngjes.
/QendraPress/