Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Murtez Asllani

IKIN NGA KOSOVA

———————————–

Djemtë e ri të Kosovës

në Gjermani e në Zvicër shkojnë

për jetë më të mirë

dhe punë të punojnë.

Në kurbet jetojnë

me shumë mërzi,

s’e kanë lënë pleqtë

vetëm në shtëpi.

Disa prej tyre

atje janë martuar,

me nuse plaka

jetën për ta kaluar.

I marrin për dokumente,

por nuk mund të ndahen

pesë a gjashtë vjet

gati veç përlahen.

Shumë vonë marrin letrat

për vete mendojnë,

të gjejnë nuse të mirë

familje të krijojnë.

Por shumë prej tyre

vajzat po i mashtrojnë,

kur po shkojnë në kurbet

ata po i tradhtojnë.

Kanë shtëpinë e gruan

vajza nis të lotojë,

po do në vendlindje

përsëri të shkojë.

QendraPresss