Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Muzafer RAMIQI

SYTE E XHELOZISE

—————————————

Duhet shumë të mos duash veten që të urresh botën

Për paaftësinë tënde, fajëson ata që i njeh e ata që nuk i njeh

Si të bën zemra të urresh me zemër, me emër e pa emër

Ata që nuk i ke pranë dhe që nuk i njeh

Beso, se shumë pak të duhet të hapësh sytë, së paku njërin sy

Do shohësh se të urresh është si të mbyllësh gjallërinë e jetës në dry

Për një rrugëtim të gjatë, mjafton të hidhet së paku hapi i parë

Dhe për të larguar të keqen nga vetja, të mjafton vetëm ngjyra e bardhë

Zgjidhi duart, më mos i mbaj kryq, pse sillesh si në pranga lidhur

Mjafton një fjalë e ëmbël të të ëmbëlsoj ndjenjën e hidhur

Jeta është gjë e bukur që tejkalon muret e mërzisë

Vetëm largoj nga sytë, syzet e errta dhe ndjellakeqëse dhe të xhelozisë

/QendraPress.com/