Fryma poetike e së mërkurës më poetin;-Myrtez ASLLANI

NATA ME YJE
——————————–
Natën me yje plot
i shikoj si për çudi
kishin stolisur qiellin
vërtet mrekulli.
Unë pranë dritares
shkruaja një poezi,
po mendja fluturonte dikah,
si u bënë kaq shumë yje
që qiellin rëndojnë
si në përralla më duket!
Si u krijuan aq shumë,
si i zë qielli atje,
pse s’bien në tokë
dhe ashtu duke shikuar qiellin
më kishte zënë gjumi,
po edhe në gjumë
ëndërrova yjet
dhe qiellin pa re!?
/QendraPress/