Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Qazim THAÇI

Asaj që ëndrrat mi vodhi në netët plotë hënë.
Dua tërë detin ta notoj e borën mbi pikëllim ta kaloj
Pashtrikut t’i dërgoj bozhure për besën e Kosovës
Ta rikujtojë betejën e Çanakalasë e tmerrin e Çamërisë
Asaj që ëndrrat m’i vodhi për besën e e dashurisë
Asaj që ëndrrat m’i vodhi t’i fal fjalën e Doruntinës
Për Olimpin shqiptar, t’i fa sytë e Dionisit
Anës Drinit t’ i fal frymë-aromën e dashurisë
E për besën e dhënë të betohemi në kala të Kaninës.
Asaj që ëndrrat m’i vodhi të fal dashuri zanë malesh
E sytë e Lurës t’ i fal bashkë me lindjen e diellit
Atdheut t’i themi se shtojzovallet këngën e kanë harruar
Betejave për lirinë e tokës Arbëri dhe ëndrrën për dashuri
E kënga peng e shpirtit, po kalëron nëpër shpirtin tim
Si këngë e harlisur nga dhembja, dhe nga e madhja dashuri.
/QendraPress/