Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Qemal MEHMETI

SOT LE TË FLET POEZIA

——————————

Sot,

le të ndalet ora,

le të mos pushojnë muzat,

sot,

le të heshtin armët

le të ulen shtizat.

Sot,

le të ushtojnë tingujt magjeps të lyrës,

shpirtrat le t’i ngroh dashuria,

sot,

le të flet vetëm poezia.

Gëzuar Dita botërore e poezisë!

/QendraPress/