Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Rexhep F.MORINA

HELMON GJITHANDEJ
————————————-
Turfullonte në masë dikur,kalë i harlisur,
Shfaqej në forume,si gjeldet i kapardisur.
Krekosej duke thënë:shenjtori im atdheu,
Por besën dhe premtimet të gjitha i theu.
I shkeli me këmbë dhe me kompetencë,
Vepron i harbuar me shumë prepotencë.
Mburret ai dhe lartëson skeptrin si mbret,
Me armën injorim,të tërë popullin e vret.
Kërcen me qëndrime,tamam si matrapaz,
Herë tregtar i luleve,herë bëhet xhambaz.
Ato fjalë të kullufitura,i kishte si pretencë,
Në këtë dimër të acartë,mbanë konfidencë.
Se si në industri e bënë miellin me çaparoz,
Dhe popullit në racione ia fal nga një dozë.
Ky që ka trurin mediokër,shpirtin kapricioz,
Helmon gjithandej,kur flet dhe merr pozë.
/QendraPress.com/