Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Rexhep F.MORINA

POPULLI ENDE DURON
————————————
Populli i mashtruar në vite, i heshtur rrinë,
Duron njerëz të ndyrë, që mban në shpinë.
Një kohë ish i lodhur, në shumë vështirësi,
Duron dhe në paqe, kur jeton i qetë në liri.
Ishte një fazë e re, kur duhej bërë shtetin,
Duron i gjori, veç ta shijoj dhe selametin.
Erdhën vite tjera, të formimit të partinave,
Duron populli mes tij, dhe vëniet e minave.
Kaluan dy decenie, u ndërruan pushtetet,
Duron si një babaxhan, gjitha salltanetet.
Moti po ndryshon dhe kushtet klimatike,
Ende duron populli, këto mbetje satanike.
Vendi në kolaps, nga rëniet në ekonomi,
I duron dhe vjedhjet, që bëhen me energji.
Bëhen bllokada, veprohet gjithandej keq,
Duron dhe kur fyhet, nga liderë kryeneçë.
Bastardohet jeta, në polarizime dualiste,
Duron populli ynë, dhe fundërrinat titiste.
Kumbon tërë vendi, trillojnë ca shpifarak,
Si duron o populli im, ngrihu dhe merr hak.
/QendraPress/