Fryma poetike  e së mërkurës me poetin:-Sahit F.OSMANI

KËNDOHEN KËNGË NË VENDIN TIM

(22 dëshmorëve dhe 18 martirëve të Qëndresës(Randobravë)

———————————————————–

Këndohen ķëngë në vendin tim

këngë të ngritura për trimat e lirisë

trimat që si rrezet në agim

luftuan kundër territ e robërisë

Atyre dora për asnjë çast s’iu drodh

edhe kur armët shtinin e dridheshin

dhe kur plumbat u qëllonin në kokë

si shkëmbi të lidhur me tokën ishin

Dhe dëgjohej jehona lartë në male

atje ku dielli me ëmbëlsi rrezaton

maje kreshtave me shqipet krenare

ku lulja e rinisë çel dhe në borë…!

E dinin se diçka e re po lind

në gjirin e atdheut stinë pranvere

aty ku lulëkuqet freski lirie pikojnë

flakë e pashuar në përmendore

Me armikun me zërin e armëve folën,

Atdheu për jetët që i falën si me le,

i përjetësoi me dashuri, këngë,

permendore, mirënjohje…

Edhe me emrat e tyre në shkolla e rrugë…

nga të cilat vjen e ardhmja për ne…

/QendraPress/