Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Tahir MUSAJ

NË MALL TË ATDHEUT TIM

——————————————-

I përhumbur endem udheve të botës,

Këtu larg malli për atdhe përvëlon,

Zemer e shpirti flakë janë ndezur,

Vendi i gjuhës mëmë sa më mungon …

Shpirti këtu larg ka shumë ftohtë,

Veç loti i mallit më ngroh,

Sytë e vendlindjës më ndjekin ngado,

Këngët e dhembjës, më mundin ato …

Dua ta shemb këtë akull, këtë mur,

Dhe fryma e atdhesë të më ringjallë,

Shpirtin ta sheroj me këngë e nur,

Diell i vendlindjës të më ngrohë …

Thellësinë e prushit ndjenje ta fal,

Freskia e kodërzave të atdhesë si puhizë,

Të më veshë me aromën e luleve,

Aty të më ndihet kënga e dashurisë …

Çdo herë zhytur këtij malli,

Çdo ditë i përqafuar me të rri,

Vendlindja, atdheu i munguar,

Ma bëri lotin tim mugëtirë …

I heshtur në këtë qetësi të dhembshur,

Në një botë ku dot s’frymoj,

Rrahjet e zemrës shkojnë tej, atdheut,

Dashurinë për të pres ta shuaj çdo mot …!!!

/QendraPress/