Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Xhemkadri KASTRATI

E PA BESË
—————————
Nuk e di pse kështu veprove
Transparent kam qenë me ty
Krejt i hodhe çfarë premtove
T’kujtohet çfarë thamë ne dy.
Nuk ke faj se të kanë mësuar
Të gënjejnë sa herë që duan
Unë kam qenë i pa djallëzuar
Thonë i drejti gjithmonë vuan.
Vërtetë më doli të jetë e saktë
Kishe mbjell tradhtinë në kokë
Edhe pse janë njerëz të paktë
Nga të tillë unë rashë për tokë.
Duhet të jeshë e lumtur tani
E ke kënaqur atë që t’shtyri
Shkoni bashkë, pini dhe hani
Mëshoni, mos t’u trembet syri.
Veç kujdes, dardha ka bisht
Mbaje butë, qëndroi ke koka
Masa e fytyrës është dy gisht
Mori vajzë ty të hëngërt toka.
/QendraPress/