Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Fatmir MUSAI
NJERIU LLASTIK
——————————–
Kur shkon gruaja te e ëma,
Pse ndjehesh se je pa frena?
Me 120 në orë
Saluton, ia bën me dorë!
Gjithkënd parakalon,
S’ka polic që të ndalon!
Nuku ke kilometrazh,
Te “Liria” ti fut marsh!
Liri e pakufizuar
Ku timoni nuk do duar!
E drejton veç një instinkt
Ku shoferi s’vë as rrip!
… Vetëm se, (ah, more njerëz)
Kur mbaron shporta me fiq,
Pse ndjen se të ha një grerëz,
Brenda vetes ndjehesh hiç!?
… Ndaj, gjithmonë ta dish, o mik:
– Energjia në llastik
Vërtetë gurin e ledh larg,
Porse forcën merr në prag!
DJALLI
————–
Djalli është inteligjent,
Ndaj kaq shumë e kemi frikë,
Se zararin* bën të madh,
Karshillëk vetë Perëndisë!
Sikur të ishte gomar,
Do na mbante mbi kurriz!
*zararin- të keqen
QEJFET
————–
Sa shumë qejfe ndjell stomaku,
Ca më shumë ai nënbarku,
Po më lart, ku quhet Tru,
Nuk shpërthejnë më kuturu!
Atje lart seleleksionohen,
Shpesh nga turpi kamuflohen!
GRIPI
Më zuri gripi përfund,
(Më kujton se ka një fund!)
Më thotë: Paralajmërim
Për ty jam, mos u bëj trim!
Vërtetë s’jam fatalitet,
Po mblidh mendjen, o i shkretë
/www.QendraPress.com/