Fryma poetike e së mërkurës më  poetin:Rexhep F. MORINA

ME PUSHKË E KËNGË

(Kushtuar luftëtarit dhe rapsodit Zenel Zekolli)

——————————————

Kohë zezonë kur ra mbi ne,

Ra mbi vend,mjegull dhe re.

Atyre moteve u lind një trim,

Me shtat lisi,n’zemër guxim.

Në çdo stinë,dimër dhe verë.

Te ballë i popullit ai përherë,

Aty merr forcën dhe diturinë,

Për të ja sjellë atdheut lirinë.

Rreshtoj djemtë,ata luftëtarë,

Me ta së bashku hyri n’radhë.

Donë ti dalë armikut përballë,

Në mejdan lufte,ti hapin varr.

Arma e tij shkreptinte si rrufe,

Një skutë hasmit si la mbi dhe.

Gjak e djersë për atdheun fali,

Këngë e pushkë kurrë si ndali.

Për rapsodin flet e tërë Kosova,

“Njëherë hoq sharkinë nga dora”.

T’shenjtin atdhe e kish në zemër,

Me pushkë e këngë ai bëri emër.

/www.QendraPress.com/