Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Selim ÇERPJA
KTHINA ME PAK DRITË
————————————-
Kthinë e kohës ,me pak dritë
Në këtë vend të bekuar !?
Jeton një popull me çdo meritë
Errësira e jetës na ka verbuar.
Kush mjeshtër ndërtoj atë
Nuk di apo nuk don ?
Jo të vuajtur fillikatë
Ku mençuria nuk mungon.
Apo ” mjeshtrit,, ja do jeta
Për të mbetur populli zhele,
Me na fut dorën në xhepa
N’kthina pa dritë e pa themele.
Pse murrlani si heq retë
Të duket Dielli në kaltërsi,
Me ndërtu jetën vet
Në këtë tokë me shumë mirësi ?
A duhet vënë gishti kokës
Se diçka nuk shkon mirë
Mjeshtrit tonë ” japin mend botës,,
Kthina jonë mbetet errësirë ?
” Një fije shkrepse, një qiri ndez,,
Një qiri mijra të tjerë,
Fjala e duhur në mëngjes
I jep ditës gjithmonë vlerë…
/www.QendraPress.com/