Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Setki .Q.JASHARI

Kam frik të vijnë vjeshtat…
——————————–
Vërtet o miq…!
Kam shumë frikë, kur vijnë vjeshtat
Të mërzisin shumë’, mizat e pleshtat
Vërtet kam frikë, të vijë edhe tetori
Se na shfaqet si poet, kasapi e hori
Torturë kur vjen tetori, muaj i poezisë
Të çmendin trillet, bidatet e marrëzisë
Ke frikë diku me fol, me këndu e qesh
Shpejt fletlavdrime, të japin peshqesh
Të gradojnë “Njeri i madh, poet i rrallë”
Të japin lugën bosh, të ngrenë në pallë
Vërtet s’di ku të ulem, tek një mik poet
Me fletët e lavdërimeve, ka bërë tapet…
Jemi një popull, inteligjent dhe i zgjuar
Sa keq vërtet, që bota s’na ka vlerësuar
Por shyqyr zotit, ikin gjithmonë vjeshtat
Bashkë me gjethet, ikin mizat, pleshtat
/www.QendraPress.com/