Fryma poetike e së mërkurës nga poetja;-Abide Peci GASHI

NJË PRANVERË NDRYSHE

—————————-

Në qiellin e pafund ,

në këtë ditë të bardhë,

Fluturojnë plot zogj,

dhe një dallëndyshe,

Nga viset e largëta,

në tufa paskan ardhë,

Të sjellin pranverën ,

kësaj radhe ndryshe!

Mbi degën e tharë,

të dardhës,

Me cicërima,

na zgjon një kanarinë,

Bjeshkës ku shkrihet,

orteku i borës,

Do t’ lulëzoj fusha,

me lulet që mbijnë!

Dhe lartë tek zabeli ,

dëgjova bilbilin,

I këndonte luleborave ,

nën kaçubë,

Peshë e çonte,

dhe trëndafilin,

Filloj me i hapë sythat ,

që vjeshtës i kishte humbë!

Stina e pranverës ,

po vjen ngadaldalë,

Një erë e lehtë ,

na e freskon ballin,

Shpresat e ringritjes,

na i mban gjallë,

Duke na frymëzuar përpara,

për t’ e zënë hapin!

/QendraPress/