Fryma poetike e së shtunës me poeten:-Rudina PAPAJANI

KJO ËSHTË LIRIA IME….
————————————–
Aty ku jetoj unë,
qaj e qesh ,
në absoluten time LIRI,
nuk kam frikë,
se grimcat më lilipute njerëzore ,
sjellin breshër kokërrmadh,
fryma më e prishur,
zë e bërtet,
si formë universi pervers.
Aty ku ndihem krahë zogu,
ka gjithmonë ajër të ngrohtë,
dorë përkëdhelëse,
zemër deti ,
që prek dallgët lozonjare,
nga dashuria për jetën .
Që të qëndroj krenare,
shpërfill tymin e zi,
hedhur nga kosha të padukshëm,
që i ndruhen pemës ,
nga balsami për plagët e thella,
e marr jetën paqësisht,
ëmbël nga dashuria ,
kur sollëm krijesat .
Ja pra kjo është liria ime,
e fortë..tunduese,
frymë e varkë lëvizëse ,
kovë potitse ,
në çeljen e një sythi,
shpinë qëndronjëse,
nga erërat dhe ditët,
që ndezin zjarre….
/www.QendraPress.com/