Fryma poetike e së shtunës me poeten:-Teuta SADIKU

Rizgjimi
_________________________
Asgjë nuk ndodh përjashta ,
çdo gjë ndodh vetëm brenda botës tënde.
Ja këtë moment në qytet
thjesht bie borë mbi flokët pis të natës.
Folla bore bien mbi sytë e rrugës
E njerëzit çapiten të përgjumur.
Por brenda vetvetes tek-tuk
ca lule të egra zgjasin duart përjashta.
/www.QendraPress.com/