Fryma poetike me poeten:- Blerina Çifliku BEHARI

Vitet dhe njeriu
Vitet pulsojnë dritën që ndizet e fiket,
Si liqen gjigant përqafojnë yjet e largët,
Dallgët e kujtimeve përplasen në memorie pareshtur,
Në shtratin e shpirtit, qetësia pa ngjyrë rron.
Rrugët e vjetra, pluhur i kohës i ka mbuluar,
Në çdo hap, një histori vdes e lind përsëri,
Si libër i vjetër, faqet ngadalë i zverdhen,
Brenda tij, lule të fjetura mbyllen në heshtje…
Drita e zbehtë , hijeve frymon ngadalë.
Syri që shikon përtej kohës humbet në zbrazëtirë,
Fjalët arrijnë ç’vëzhgon zemra në errësirë.
Pasqyra e jetës, kristal çastesh reflekton ,
Yjet, shpejt në harresë zhduken.
Fytyra e njeriut mozaik i shenjave të kohës,
Thurur në një shpirt me ngjyra në gjurmë emblemash.
Si pemë e vjetër, koha forcën i shton,
rrënjët thellë përjetësuar në tokën e kujtimeve.
/QendraPress/