Fryma poetike me poeten;-Razielda HITAJ

Shirat e brendshëm

—————————–

Eh shirat e brendshëm,shirat

Myshk’mbirë plagës së vjetër

Edhe vjeshtës,çelin të mbirat

Çelin,por duan shi’diell patjetër

Sonte sa lumturuar ndjehem

Lagëm o shi..deri në gurmaz

Te guri vetmuar….do prehem

Dertin në fërshëllimë do ngas

E ndolla pikëllimin,,,,shiu filloi

Qepallat lozte e syrit shkrepte

S’di përse,zëri zëmrës rënkoi

Rrallë ndodh…vetëm në “etje”

Pushuan shirat..breshëri nisi

Majë’gjirit….kërciste ngadalë

Vështroja,si përpëlitej te plisi

Do rrënjëzohej….dhe ky vallë

Muzika e shiut më bëri poete

Si donzhuane nate,,,yjet përpi

Dehur dallgëzoj,mbi valëdete

Përgjëruar muzës….flirtoj aty

/www.QendraPress.com/