Fryma poetike me poeten:- Remzie Raci REXHBOGAJ

NË RREZET E DIELLIT
-Lule malli
—————————-
Kur rrezet e diellit lindin në mëngjes
Unë Ty Erna të parën të përshëndes
Sado që e fortë mundohem të qëndroj
Fotot tuaja kur t`i vështroj
Lotët dot kurrë s`mund t`i frenoj
Kur në çdo pranverë troket behari
Zemra ime digjej si zjarri
Eh, si të sjelli lule malli
Unë Ty të kisha lule pranvere
Ti ishe e imja pulëbardhë
Ishe porsi shqiponja mbi mal
Ah ,sa shumë për Ty sot
Unë ndjej mall
Si çdo pranverë që sjell gjelbërim
Ashtu Ti mua
Më ke sjellë vetëm gëzim
Tani Ti je loti i qerpikut tim
Kur shpirti thyhet nga dhembja e malli
Me dhembjen nëna jote flet
Ajo në zemër si shigjetë
Po më godet.
/QendraPress/