Fryma poetike me poeten:Valbona R.Hadri

Ai donte të fliste

————————–

Me sy lodhur

Por me kapakë gjysmë të hapur,

Shqetësimi i verbërisë

Hap plagët e dhembjes.

Ai la natën e përgjumur,

për sytë e nënës.

Ngadalë,vijëzoi hartën e përjetësisë dhe paloj

në kokë pëshpëritjet me lutjet e saj.

Nën hijen e vetmisë, hapat e rêndê

ngarendën duke e fikur dritën e jetës.

Ai nuk arriti të mbushej frymê,

pushoj, në burgun e errët…

Drita e lirisë humbi shkëlqimin e saj

Ai donte të jetonte,

por pa thënë asnjë fjalê.

Ai u bë një me Flamurin Kombëtar.

13.prill.2024

Valbona R. Hadri

/www.QendraPress.com/