Fryma poetike me poetin:- Qazim THAÇI-/ Kodi për dashurinë e  At-dheut/

Kodi për dashurinë e  At-dheut

———————————————

Si ta ndajmë dhembjen e madhe në katër pole të kësaj bote.

Kur kafkat e moçme, mbajnë epitaf të lashtësisë Dardane.

E flaka e kodit për dashurinë e At-dheut mbanë vulën e besëlidhjes.

Si ëndrra e Pirros për lirinë e admirimit, shtrirë mbi të bukurën Arbëri.

&   &    &

Besëlidhja e fundit që lidhen me gjysmën e atdheut në Pashtrikë e Pikëllimë

Me zërin e legjendarëve që ishte kushtrim lirie,përtej deti e përtej ëndrre

Si ta masim këtë dhembje alpike, shpërndarë nëpër botë,e me shpirt në atdhe

Kur liria na zuri me agimin e vonuar të natës së madhe rrugës për në Prekaz.

&   &    &

I shkruajë shpesh; Gëzimit,Skenderit.Çerkinit e Qerimit gjithandej globit.

Për dhembjen e At-dheut dhe plagët e shkaktuara nga dhelpra plakë .   

Krahaqafë me këngën e malësorçe breg Drinit i këndojmë lirisë.

Lirisë që ka erë gjaku me dhembjen e madhe shpërndarë në katër pole. /

/www.qendrapress.com/