Fryma poetike me poetin:Ylli POLLOGATI

Ahh.. këto kujtimet…!

————————————–

Ahh.. këto kujtimet…!

Në shpirt rehat s’të lënë, përzihen, si gurët,

rrëpirës së malit një natë shiu, tërë bubullimë..

dhe kur i shikon këmbëkryq,

jetës shtruar e kërkojnë

dhe në hetim qëndrojnë,

për cdo pengesë apo arsye të atëhershme

dhe nuk mungon melankolia imituese,

ashtu,

si në atë koh,

kur mendohesha, se kur do t’ia thosha të dashurës,

– Të dua…!

Tani…, kujtimit i ardhka radha të “gjykohet”;

– Për kë ka shkruar..,

të dashurat e rinisë kujtokërka…?!

Nuk kisha fuqi,

se fjala, vargu, mllefi i akumuluar lëndim gjeti,

një çasti.

Vargu poetik nuk lexohet

në vlerën e tij,

dhe kur brënda ka bukurin, emocionin

e kohës..

Aty,

ngjizet një krijim,

si fuqi arti

dhe jete e

një realitet…

Ylli Pollogati@

/www.QendraPress.com/