Fryma poetike të së dielës me poetin;-Sabit RRUSTEMI
TJE KU S’PARI PUTHË AJO RREZE DIELLI
( Njërit nga luftëtarët që solli lirinë, Skënder Halitit )
Diçka më e acartë se kjo stinë
na e ngriu frymën
atë shteg ajri
prej nga vinte ai kumt
që na e ngriu dhe gjuhën
Tri katër ditë para se të zbardhte
Dita më solemne e këtij Atdheu
që na e lanë Të Parët
Mbi supet e tyre prej eshtrash
mbijnë e rritën Lisat
me majat që ngjiten drejt qiejve
Drejt Majave të Lirisë
përjetshëm po ngjitesh dhe Ti
duke mbetur kështu i ri
me një buzëgas të çiltër
që na zgjon për çdo mëngjes
Ngrin dhe ky dimër
ngrin
derisa Ti të ngjitesh për t’u prehur
n’atë Majë të agimtë
Atje ku s’pari puthë ajo rreze dielli
( 15 shkurt 2022 )
/www.qendrapress.com/