Fshati Gjonaj i Hasit mbetet që një muaj pa energji elektrike

Fshati Gjonaj i Hasit të Prizrenit po përballet me probleme sa i përket energjisë elektrike.Banorët e këtij fshati tashmë e një muaj nuk kanë energji elektrike. Përshkak të mungesës së energjisë elektrike shumë nga banorët tashmë e kanë braktisur fshatin.Edhe nxënësit e shkollës nuk po arrijnë të zhvillojnë mësimin për shkak të mungesës së energjisë elektrike.Njëri nga banorët e kësaj lagje thotë se lidhur me këtë problem kanë bërë shumë ankesa por që nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje lidhur me kërkesën e tyre.