Fytyra e vërtetë e Albinit. Mbrojtja më e mirë e lëkurës së tij, sulmi ndaj të gjithëve!-Shkruan; Jeton BYTYÇI
Video e shfaqur nga VV për “sukseset” e qeverisjes, edhe një herë shpërfaqi anën e tyre të errtë, ku liderët historik të cilët tash e 2 vite nuk gjinden as fizikisht në Kosovë, i portretizon si shkatërrimtarë të vendit. Çfarë paradoksi kur flet Albin Kurti për shkatërrim të vendit, sepse është një autogol për vet figurën e tij, ngase, Albin Kurti për 20 vite si aktivist dhe opozitar, çdo gjë të ndërtuar në vend: e shkatërroi, e djegi, e kalli Kosovën për të ardhur në pushtet, ndërsa tani e 2 vite qeverisje, përsëri po e shkatërron vendin, por dallimi është se tani po e fundos Kosovën nga pozita e tij në mënyrë institucionale si udhëheqës. Albin Kurti kur e ka pasur mundësinë me e tregu veten, ka dezertu dhe e ka refuzu uniformën e UÇK-së. Albin Kurti edhe 2 mijë vjet me pas ymër me jetu, nuk mundet të jep kontribut për vendin, sepse tuc ka lindur dhe ashtu si tuc po i vie fundi. Albin Kurti nuk mund të krahasohet me figurat historike si: Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët, që po ballafaqohen dhe po mbahen padrejtësisht peng në Hagë, pikërisht për shkak të propagandave të sojit të tij dhe eksponentëve tjerë fundërrina brenda VV-së, të cilët në vend se t’i ndihmojnë çlirimtarët sadopak tani përmes mekanizmave shtetëror, përkundrazi po i sulmojnë ult nga pozitat e tyre të veshura me gjithë pushtet, ku të paktën nuk i lënë rehat, që ta përfundojnë edhe këtë betejë të fundit me drejtësinë nga një proces i padrejt. Albin Kurti dhe i gjithë lidershipi i VV-së, mu ba krejt bashkë e mu tranu, nuk munden që as te thoni i Hashimit, Kadris, Ramushit, Fatmirit etj me i’u ofru, sa i përket kontributit 3 dekadësh për: liri, pavarësi dhe shtetndërtim të vendit, sepse çlirimtarët janë vet historia e Kosovës. Ata, nuk po akuzohen në Hagë për hajni siç ti Albin dhe VV trumbetoni përmes këtij spoti sajues, por për synimin shekullor për liri e pavarësi, që edhe ti sot me jetu e frymu lirshëm, por fatkeqësisht soji yt, idealin shekullor dhe rrugën e trasuar pikërisht nga figurat e apostrofuara në këtë spot iritues, sot po mundoheni t’i njollosni po këto personalitete, por kot e keni. Për fund disa pyetje urrejtësit në shpirt ndaj liderëve historik: 1. Albin, kujt po i shërben me këto video-lojra? 2. E kujt ishte idea për këtë video që ka me të fundos politikisht? 3. E kujt ishte idea për regjinë e këtij spoti dashakeqës? 4. Kujt po i shërben me këto propaganda qëllimkeqe? 5. Apo je në një linjë me armiqtë e Kosovës, me këta filma kundër interesave të Republikës? Ky spot në esencë, i shërben vetëm politikës dhe agjenturave serbe, sepse edhe vet ata po të ishin regjisorë, nuk e kishin projektu më mirë këtë spot, për ta dëmtuar procesin, në periudhën nëpër të cilën po kalojnë çlirimtarët tanë në Hagë. Ti je tmerri i Kosovës Albin, turpi të mbuloftë. Historia ka me të dënu dhe gjithmonë ka me shkru që ke qenë dezertues në luftë dhe shkatërrues në paqe, si opozitar por edhe tani si pushtetar. Burrnia dhe trimnia nuk e ka kështu pas shpine, por përballë o Albin tradhtari. Citat nga Kryetari Kadri Veseli: sherrin ka me ta pa Kosova. E VËRTETË!/qendrapress.com/