Gati tri orë, vazhdon intervistimi i Faton Pecit nga Prokuroria për dyshimet rreth mbetjeve shtazore

Hetimet për fabrikën e mbetjeve shtazore, Prokruroia nis intervistimin e Faton Pecit
E plotësuar- Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci prej gati tri orësh po vazhdon të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës në kuadër të hetimeve për rastin e dyshuar të fabrikës së mbetjeve shtazore.
Intervistimi po zhvillohet pas bastisjeve që u kryen sot në katër lokacione të ndryshme me urdhër të prokurorisë.
Hetimet për fabrikën e mbetjeve shtazore, Prokuroria nis intervistimin e Faton Pecit
Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka kryer sot bastisje në katër lokacione mbi dyshimet për fabrikën për mbetje shtazore.
Në kuadër të këtyre bastisjeve aktualisht nga ana e prokurorisë është duke u intervistuar ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci.
Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Po mund të ju konfirmojmë se është duke u intervistuar”, kanë thënë shkurt nga Prokuroria.
Ndryshe, prokurori i rastit Admir Shala, para gazetarëve ka treguar se përveç Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-it, janë kryer kontrolle edhe në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, si dhe te lokacioni i kompanisë përfituese të kontratës.
“Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale.
Po ashtu me autorizimin tonë, policia me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit konkret. Bastisjet janë duke u zhvilluar në katër lokacione: Ministri të Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Veterinarisë dhe lokacioni i vetenerinarisë ë kompanisë përfituese”, tha Shala.
Kurse nga policia kanë thënë se bastisjet janë kryer mbi dyshimet për keqpërodim të detyrës zyrtare.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë”, thanë nga Policia e Kosovës./Telegrafi/