Gjendet i vdekur një 29-vjeçar në Mamushë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Një person 29-vjeçar është gjetur i vdekur sot, më 24.03.3024, rreth orës 08:50, në Mamushë.Sipas Policisë, nga hetimet e para dyshohet se 29-vjeçar ka kryer vetëvrasje.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
“Sot me datë 24.03.2025, në ora 08:50 është raportuar një rast vetëvrasje në Mamushë. Nga hetimet e para dyshohet se një i ri mashkull 29 vjeçar ka kryer vetëvrasje me litar”- ka njoftuar ai.
Sipas Bytyçit, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve janë duke e hetuar rastin.