Gjendet një person pa shenja jete në Prizren, rasti po hetohet

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën rreth orës 13:35, në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe ekipi mjekësor ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/