Gjendet pa shenja jete një person në Kamenicë, dyshohet për vetëvrasje

                          Ditën e djeshme një person është gjetur pa shenja jete në Kamenicë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Poashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË&VETËVRASJE

Kamenicë 24.01.2023 15:00-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.