Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nesër konferencë për ecurinë e çështjes

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër pritet të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar paraqitjen e provave në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nesër konferencë për ecurinë e çështjes

Në këtë konferencë, e cila pritet të nis në orën 10:00 do të diskutohet për hapat procedural pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ZPS, pasi edhe mbrojtja ka njoftuar se do të bëjë kërkesë për rrëzimin e një ose më shumë akuzave në aktakuzë.

Po ashtu, edhe mbrojtja e të akuzuarve ka thënë se planifikojnë që të thërrasin dëshmitarët e tyre, por për siguri do presin vendimin lidhur me mocionet për rrëzimin e akuzave.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Në paraqitjet e tyre të para, në vitin 2020, të katër të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm.