Goditja e radhës dhe për një rast të fajdeve në Prizren prangos dy të dyshuar.

   Njfotimi I policisë  bënë të ditur  se hetuesit policorë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, më  19.shkurt.2026, ka arrestuar dy të dyshuar për fajde. Në vendngjarje janë sekuestruar para dhe prova materiale. Hetuesit policorë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Fajde” nga neni 331 i KPRK-së. Të dyshuarit, në bashkëpunim, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës dhe duke e ngarkuar me kamatë mujore shumë të lartë, prej 100%. Gjatë operacionit policor është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve në Prizren. Lidhur me këtë janë sekuestruar para të gatshme dhe prova të tjera materiale. Pas arrestimit, të dyshuarit F.B., mashkull 32-vjeçar, dhe L.G., mashkull 22-vjeçar, nga Prizreni, janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Stacionin Policor në Prizren. Hetuesit, në bashkërendim me prokurorin e shtetit, po punojnë intensivisht në mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me këtë rast.