HAJN ( R ) I PRISHTINËS !Shkruan; Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Zgjedhjet lokale më 12 tetor 2025 : Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit të këtij viti , në shkrimin e parë i kam rekomanduar opozitës që , pavarësisht propozimit të LVV – së për kryetar të Kuvendit , ta votojë pa asnjë hezitim dhe vonesë. Gjithashtu kam shkruar që po në të njëjtën seancë konstituive ta votojë qeverinë Kurthi 3 . Dhe , pas përfundimit të seancës të mos merren me rezultat të zgjedhjeve por të fillojnë që nga dita e parë pregatitjet për zgjedhje lokale . Opozita ndoqi një rrugë të gabuar duke rënë në kurthin e Kurthit dhe duke u bërë pjesë e bllokimit të formimit të institucioneve ndonëse adresa kryesore e përgjegjësisë ishte dhe është deputeti me letra dhe uzurpuesi i postit të KM , Albin Kurthi . Kurthi i ka ndërmarrë të gjitha masat , edhe para zgjedhjeve , të krijojë mekanizma bllokues në rast se ka nevojë përmes aktivizimit të një marionete arkeologjike , sa i përket moshës, që pa asnjë turp po sillet si të ishte kryetar i të gjithë kryetarëve të Kuvendit . Çfarë fundi i psdinjitetshëm ! Si marionetë numër 2 e ka vendosur Lenka Haxhiun që , edhe po të dhuronte gjak 36 herë do të bëhej e neveritshme e lëre më që me vetëdije po e luan rolin e spicës në rrotën e Albin Babës duke e pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin institucional. Pas çdo seance të rrëzimit dhe turpërimit, dalin do haxhiqamila dhe haxhiqamilica që nuk e dinë as kah e ka dhija bishtin e lëre më të flasin për demokraci , Kushtetutë a shtet . Pse kam kërkuar të votohet formimi i institucioneve , pa kushtëzime: Po të ishin formuar institucionet që në seancën e parë sot do të kishim një situatë ndryshe . Qeveria antikombëtare Kurthi 3 do të kishte mbikëqyrje dhe kontrollë nga opozita dhe do të adresonte çdo shkelje aq më parë që qeveria antikombëtare Kurthi 3 do të ishte qeveri e pakicës absolute dhe pa votën e opozitës nuk do të bënte asgjë. Qeveria antikombëtare Kurthi 3 do të zhvishej sepse nuk do të fshihej më pas perdes e qeverisë në detyrë. Do të detyrohej të përmbush marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit ndaj së cilës Zajebnica është beninje ( e padëmshme ) krahasuar me Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit që përfundimisht e dekompozon Kosovën , si territor dhe si shtet. Kurthi e di këtë shumë mirë prandaj ia kruan Trampit duke pranuar çdo propozim të tijë dhe duke u pajtuar me çdo veprim të tijë qoftë edhe vrasja e 80.000 civilëve palestinezë në Gaza . Pasi Trampi ia bëri të qartë ajatollahut Kamnei se : ” bira e minit 300 groshë..” , ajatollahu i LVV – së , Albin Kurthi , nuk do të lë gjë pa bërë që të mos e paguaj birën e minit 300 groshë. Në situatën që jemi përfituesi më i madh është Kurthi që , i papenguar nga askush , nuk lë gjë pa bërë . Nuk ka lënë bord a institucion të pavarur pa kapur , kapur fëlliqtë ! Nuk ka lënë anëtar partie pa punësuar. Nuk ka lënë ministër a zministër pa e bërë milionerë . Se sa është i interesuar për Kosovën tregon fakti se fatin e vendit ia ka lënë në duar një rrenci , mashtruesi , antikombëtari dhe kërthize të të gjitha dallavereve , Besnik Bislimit. Është bërë capo dei capi ( kryemafiozi ) i mafisë energjetike duke e lënë të varur Kosovën mbi 90 përqind nga importimi i rrymës. Pensionistët i ka vrarë për së gjalli, për 4 vjet të mandatit pensionet i ka rritur vetëm 20 euro që i bie nga 5 euro më shumë gjatë muajit. Ndërsa faturat e rrymës janë pesëfishtë më të larta , të shërbimeve dhe artikujve të domosdoshëm ushqimorë. Nëse e keni dikend në spital publik shumicën e barnave duhet t’ i blini vet. Arsimin e ka shndërruar në kurs të analfabetizmit. Biznesi është para falimentimit përveç oligarkëve të qeverisë. RTK e ka bërë bordello informative kurse Diplomacinë e ka shndërruar në prostitucion diplomatik që për makro e ka deputeten nga Gjurmania . Nuk ka përfunduar asnjë projekt infrastrukturor , nuk ka përfunduar asnjë rrugë. E ka shkatërruar përfaqësimin shqiptar në Maqedoni të Veriut, ka cementuar hasmërinë me Shqipërinë shkaku i kompleksit të inferioritetit ndaj Edi Ramës. Veriun e Kosovës thuaja e ka paketuar për ndarje , në emër të integrimit. Nuk ka prapanicë me e hapë urën mbi Ibër e po bëhet gati t’i ndërtojë dy të tjera .Çfarë mashtruesi ! Burrërisë i ka fituar sanksionet me BE – në. Nga perspektiva e Shtimes , ajatollah Kurthi po e kushtëzon Trampin me raketa balistike me rreze të gjatë veprimi të mbushura me pordhë ! Albin Kurthi me Kosovën po sillet ma egërsisht dhe më i paskrupullt se që ishte sjellë Ali Pashë Tepelena në Vilajetin e Janinës që ishte pronë e tij për dallim nga Kosova , e shndërruar në vilajet të Kurthit , nuk është pronë e Albinit. Kryetari i Prishtinës : Për herë të parë thuaja i kemi shumë të përafërta qëndrimet për një çështje me LVV – në dhe Albin Kurthin . Po flasë për kohët e fundit sepse më parë shumë gjëra i kishim të përbashkëta deri në kohën kur Baca Adem Demaçi ia tregoi derën Albinit. LVV ka shumë probleme të gjejë kandidat për kryetar të Prishtinës prandaj , si transfer i lirë u mor Hajrullah Çeku , për mua HAJNrrullah Çeku nga Prizreni . Slogani promovues i LVV – së dhe Kurthit është HAJR I PRISHTINËS kurse slogani im informues është HAJN I PRISHTINËS , e shihni dallimi është vetëm në një shkronjë , R dhe N . Kandidimi i HAJN I PRISHTINËS është vota më e sigurt për Përparim Ramën dhe Uran Ismajlim . Jam shumë i sigurt se shumë më mirë do të kalonte Mefail Bajçinovci sepse votuesi i LVV – së e do këtë profil , në dukje intelektual , përmbajtja puro abalfabet . Mefi u bë gati , si starter tha se ka 10.000 vota në Prishtinë. Hajnrullah Çeko nuk ka të kaluar kombëtare , as personale e as gjenetike, që nga koha e dinastisë së nemanjiqëve e deri më sot. Mefail Bajçinovci është pasardhës i kaçakëve trima dhe të shquar llapjanë , Hamit , Halit , Rushit dhe Bel Bajçinovci që kurrë nuk e ndalën luftën për liri të shqiptarëve. Medet që një pasardhës i kaçakëve trima është shndërruar në koçak ( kotec ) ku një qyqe antishqiptare lëshon vetë dhe Mefin dhe të tjerët i përdorë si furrik për t’i mbajtur ngrohtë vezët e qyqe Dejonës . Për lexuesit një informatë ; qyqja në mungesë të strofullit të vet , vezët i bënë në strofulla tjera. Dejona Mihali , në mungesë të strofulllës në Shqipëri, i bënë vezët e urrejtjes dhe përçarjes në strofullin në Kosovë. Si qyqe e vërtetë . 24 qershor 2025 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA