Hajrulla Çeku flet për konsulentin që Ministria e tij do ta paguajë 5,560 euro në muaj, pranon se njihej me të që më herët 

                          Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, muajin e kaluar ka njoftuar për angazhimin e ekspertëve të çështjeve të caktuara për shërbime konsulente përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta të Ministrisë. 5 mijë e 560 euro në muaj, MKRS do ta paguaj një ekspert shërbime profesionale. Gjatë javës së kaluar Gazeta Online Reporteri.net raportoi se Visar Salihu, konsulenti i angazhuar nga Ministria e Hajrullah Çekut do të marrë 133 mijë e 440 Euro për 2 vjet angazhim.Ministri Çeku gjatë ditës së djeshme ka folur për angazhimet që do të ketë eksperti që pritet të marrë mbi 5 mijë e 500 euro në muaj.Çeku në Kallxo Përnime ka thënë se, i angazhuari Visar Salihu nuk është zyrtar i Ministrisë, por konsulnet dhe i njëjti thotë ministri nuk merr pagë,  por paguhet për shërbimin profesional që e ofron.“Ti iu referove kësaj si pagë, kjo nuk është pagë. Është konsulencë, pagesë për shërbim profesional. Nuk është zyrtar i Ministrisë, është konsulent” – thotë i pari i Ministrisë së Kulturës.“Kur thua zyrtar, e nënkupton zyrtarin publik ose zyrtarin civil, nëpunësin civil të Ministrisë. Ky nuk është i tillë, prandaj ky nuk merr pagë, paguhet për shërbimin profesional që e ofron”, ka thënë Çeku.Madje, sipas tij me 5 mijë e 500-shin që do të marrë Salihu, më nuk do të ketë para të shkuara dëm.“Arsyeja kryesore pse projektet e kaluara, dhjetëra kanë dështuar, kanë hyrë miliona janë blloku. Me 5 mijë e 500-shin e këtij, a e din çka sigurohemi, këto milionat që kanë shku dëm, nuk kanë me shku dëm prapë, edhe e dyta ky nuk ka me qenë i vetmi, ka me pasë edhe të tjerë qysh ka edhe të tjerë” – shprehet ai.Çeku ka pranuar se me ekspertin e angazhuar, ishte njohur që më parë. I njëjti sipas Çeku ka qenë i angazhuar edhe më herët në këtë Ministri.“Unë zotëri Salihun e njoh prej më herët, ai ka qenë i angazhuar në Ministri edhe më herët, në vitet 2018/2020. E njoh përmes komunitetit të profesionistëve të arkitekturës, qysh e njoh edhe një numër tjetër të profesionistëve” , ka thënë Çeku.Gjatë javës së kaluar nga Ministria e Kulturës në një përgjigje për Reporteri.net kanë thënë se  “menaxheri i lartë i portofolit” do të ofrojë edhe “shërbime të tjera sipas rastit, nevojës, kërkesës dhe prioriteteve, në njërën anë me qëllim të mbulimit të kërkesave institucionale dhe në anën tjetër me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit institucional, gjithmonë me në qendër kontributin drejt arritjes se qëllimeve- objektivave lëndë e kërkesës/ kontratës”.Sipas MKRS-së  angazhimi i ekspertëve të jashtëm vjen si rezultat i nevojave të paraqitura nga Departamentet përkatëse. Në rastin me Visar Salihut potencohet se angazhimi i tij ka ardhur nga Njësia – Departamenti i Administratës se Përgjithshme dhe në rastin e Florentina Grubi-Vulës nga njësia e kërkesës Zyra për Drejtat e Autorit (Departament në kuadër të MKRS-së), së bashku me Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS.