Halimi për vrasjen në Pejë: Alarm për shoqërinë dhe
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas vrasjes në Pejë ku djali dyshohet të ketë vrarë nënën e tij.Halimi ka thënë se rasti në Pejë është alarm për shoqërinë dhe institucionet që të lëvizin nga dënimi vetëm në rrjete sociale.“Nga gjuha denigruese e misogjene deri te vrasjet, ky është realiteti. Por fatkeqësisht po na mungon adresimi, ndëshkimi dhe përkrahja e viktimave. Rasti i vrasjes së gruas në Pejë, të dridh në shpirt; alarm për këtë shoqëri e këto institucione, që të lëvizin nga parimi i dënimit verbal të rasteve në rrjete sociale e media. Në të kundërtën dhuna dhe vrasjet kanë filluar të shndërrohen në përditshmëri deri në normalizim”, ka shkruar Halimi, përcjell Reporteri.net.