Haradinaj: Albin Kurti ka ndërtuar një kala prej letre, politikani më qesharak e i dëmshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është politikani më qesharak e më i dëmshëm në historinë më të re të Kosovës.Haradinaj ka thënë se Kurti “e ka ndërtuar një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vet Albinit dhe zbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës.