Haradinaj del me dy propozime për ruajtjen e fshehtësive profesionale në Polici

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të heqin pajisjet për vëzhgim dhe interceptim të vendosura nga Serbia, shkruan Reporteri.net.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se është shumë e rëndësishme ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe të sigurisë.“Ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme”, ka shkruar Haradinaj.Haradinaj ka kërkuar veprim me urgjencë nga ana e institucioneve të sigurisë në dy drejtime.“Për këtë arsye, institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës duhet të rris kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime: 1. Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj. 2. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj”, ka përfunduar Haradinaj.Reagimi i Haradinajt vjen kur kohëve të fundit është raportuar për dekonspirime të operacioneve të Policisë në veri të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *