Haradinaj: Kush është Kurti ose Kusari me më tregu mua kush është veteran – këta që po flasin për fryrje të listave janë idiotë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e listave të veteranëve të luftës.Haradinaj ka pyetur se çka ka bërë Qeveria që t’i pastrojë listat e veteranëve që 2 vjet, përderisa ka shtuar Qeveria po i dënon veteranët e vërtetë në emër të pastrimit të listave.“Kjo që bani zonja Kusari ishte e ulët, ishte mjaft e ulët. Tani, të flasësh për listat e fryra, çka ka ba Qeveria që me i pastru listat që është që 2 vjet? Këta po e përdorin çështjen e fyerjes së listës, vetëm si arsye që mos me i përfshi veteranët. Nëse është halli te lista, urdhëro, përfshiji në pagë, s’po të ndalim, pastroji ti listat, por pse po i vonon të vërtetët, pse po i dënon të vërtetët? Se ata thojnë që veteranët e vërtetë meritojnë më shumë, por duhet pastru listat. Po ti i mbyte veteranët e vërtetë në emër të pastrimit të listave. Kurrë s’po e bën pastrimin dhe kurrë s’po i nderon veteranët e vërtetë. Nëse vërtetë ke respekt për veteranë, ja p.sh unë jam një veteran i vërtetë. Kush është Albin Kurti ose Mimoza Kusari me më tregu mua kush është veteran”, ka thënë Haradinaj në Tëvë 1.