Haradinaj në Prizren, në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarë

Në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, sot qëndroi në Prizren. Bëhet e ditur se ekonomia, çmimet dhe energjia elektrike e deri te dialogu me Serbinë, asociacioni dhe qeverisja aktuale, ishin temat kryesore për të cilat sot ai bashkëbisedoi me prizrenasit.
Sot në Prizren, nisa ciklin e bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës.Interesimi i prizrenasve ishte i madh, e së bashku biseduam për qeverisjen, situatën ekonomike, çmimet, krizën energjetike, dialogun me Serbinë e të tjera.Kam pranuar shumë komente nga qytetarët e Prizrenit dhe kam dhënë mendimet e mia për çështjet me të cilat ata preokupohen.Kur bisedojmë bashkë, jemi më afër halleve të njëri-tjetrit, rrjedhimisht jemi më afër zgjidhjeve për to”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.