Haradinaj për Ligjin e Pagave: Qeveria po i hyn në hak secilit që shërben në Kosovë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përsëri ka akuzuar Qeverinë për mosmiratimin e Ligjit të Pagave.Ai më tej ka thënë se në këtë mënyrë Qeveria po i hyn në hak secilit që shërben në Kosovë, raporton Zeri.info.Haradinaj këtë herë ka zgjedhur zjarrëfikësit, për të cilët ka thënë se nga mosmiratimi i Ligjit të Pagave janë dëmtuar me rreth 400 mijë euro. “Paga bazë e zjarrfikësit vazhdon të mbetet 430€, e me ligj planifikohej të ngritej në 736€, shto kësaj edhe rritjen çdo vit, krahas inflacionit.Qeveria po i hyn në hak secilit që shërben për shtetin tonë, që rrezikon jetën çdo ditë, për të mbrojtur qytetarët”, shkroi ai në Facebook.