Hashim Thaçi, ka bërë epokën e lirisë,prandaj kushdo që e fyen ate, e fyen lirinë e Kosovës.-Shkruan ;-Qazim THAÇI

Intervista ekskluzive e ish presidentit Hashim Thaçi nga Haga, shumë shqiptar dhe jo vetëm kosavarë, ka mallangjyer e ka rikthyer dhembjen për udhëheqësit e luftës që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Nëse për asgjë tjetër,vetëm për faktin se këta janë shqiptar dhe dikur secili nga këta me votë të qytetarëve kishin poste udhëheqëse. E kur kësaj i shtohet edhe fakti tashmë I pranuar ndërkombëtarsht se jemi shtet I njohur ndërkombëtarisht, pastaj vetë fakti se luftën e UÇK-së e ka përkrahur NATO. Kjo jep për të kuptuar shumë. Pra pa pasur qëllim të ndonjë lloj avokatie,sepse e vërteta edhe është vetë avokatia e drejtësia. Unë vetëm deshta të rikijtojë disa thënie të njerzëve më të nderuar të kombit shqiptar siq është: Kadare e Qosja, të cilët flasin në superlative për këtë personalitet që ka bërë epokën e lirisë .Këtë sjellje rikujtimi po nisi me fjalët e Hashim Thaçit në intrevistën ekskluzive që ia dha Adriatik Kelmendit’’
‘’Gjatë vitit 2024 edhe pse në gjendje aspak të mirë shëndetësore prindërit me vizituan për herë të dytë në hapësirat e qendrës së paraburgimit. Ishte rrethanë mallëngjyese. Kaluan tri orë sikur të ishin tre minuta. Mbetëm të etur për të vazhduar muhabetet. Edhe pse të lodhur nga mosha për të pritur mysafirë, tregonin falënderim, mirënjohje për solidaritetin e shumë njerëzve me vizitat e tyre në Burojë. Që të relaksoja më shumë ndejën, ju kujtoja kujdesin që tregonin për mua kur isha nxënës dhe udhëtoja me autobus çdo dite nga Buroja në Skenderaj, më jepnin para çdo ditë për burek, çaj dhe blerjen gazetës “Rilindja”; unë më tepër lexoja faqet sportive, rubrikën e kulturës dhe ndonjë fejton historik qe ia vlente. Me prisnin në mbrëmje për darkë. Kujdeseshin në imtësi për higjienën dhe veshmbathjen. Më kursenin nga punët e shtëpisë.’’A ka gjë më mallëngjyese se kjo….???!!!!
Derisa tani po nisi mendimin se çka thonë ndërkombëtarët duke nisur nga fakti se ai është konsideruar Xhorxh Vashingtoni i Kosovës. Po vazhdojë me dy gazetarët britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, thanë “Kosova ka përshkuar një udhëtim të pabesueshëm, dhe një njeri i rëndësishëm për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan, është Hashim Thaçi. Që kur ishte djalë i ri, ende pa mbushur të tridhjetat, ai kryesoi delegacionin shqiptar të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në kështjellën e Rambujesë në Francë”. Kurse njëri prej anëtarëve të ekipit negociator në Rambuje, Rexhep Qosja, flet për rolin më të rëndësishëm të Hashim Thaçit si kryesues i atij delegacioni.
“Sikur mos të kishte qenë grupi i UÇK-së, në mënyrë të veçantë sikur mos të kishte qenë Hashim Thaçi, nuk ishte nënshkruar edhe ajo marrëveshje e pjesës së parë të konferencës. Hashim Thaçi s’bindej në asnjë mënyrë. Ky refuzim i Hashim Thaçit, racional a iracional, ka bërë që mandej të na bëhen ato 4-5 lëshimet që na i ka bërë sekretarja shtetërore, Albright”, thotë Qosja . Shkrimtari i madh Ismail Kadare, gjatë një interviste në emisionin “PaRrotlla” ka shprehur mendimin e tij për z. Hashim Thaçi. Ai e ka vlerësuar lart kontributin e Thaçit në Rambuje duke thënë se ai ka triumfuar pavarësisht zërave kritik, si dhe askush nuk mund ta kritikojë, sepse ai ka triumfuar në atë betejë historike për Kosovën.
E karshi kësaj për fat të keq në vend që të mos pajtohen , por në heshtje ta kalojnë këtë. Sadri Ramabaja, veprimtar i LVV e /për të cilën shtypi ka shkruar, se ishte ish punëtor i sigurimit të Serbisë. Unë personalisht, as nuke konfirmojë ,as nuk kundështojë ,por e përsërisë nga shtypi / . Por, mu duke e pamatur deklarata me plotë mllef nga një shkrimtar kur shkroi ’’Epoka e haxhiqamilve është stivuar tashmë në sirtarët e historisë”, tha Ramabaja duke marrë shkas nga intervista e ish-presidentit të Kosovës, i cili bashkë me krerët e tjerë të UÇK-së po mbahet në Hagë që nga viti 2020. E po kështu edhe deputeti Dimal Basha, shprehet me fyerje ndaj asaj intreviste. Kjo saktësisht nuk është e logjikshme,sepse mosha e Dimalit nuk duhet ta lejonte kodi mirësjelljes të flas , tani kur ata padrejtësihst mbahen në Hagë. Ata që njohin punën dhe veprën e këtij personalitei madhor, p,sh, Zafir Berisha,Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Enver Hoxha,dhe mijëra luftëtarë lirie e njohin dhe dijnë oratorinë dhe këtë e ka shprehur edhe njeriu I urtë i Kosovës Daut Demaku . Prandaj, këtu deshta ta rikujtojë një thënie që e kam dëgjuar nga gjyzhi im shpesh,’’ Shih kush të shan, e kush të lavdëron e pastaj ule në sofër të zemrës’’………/QendraPress/