Hasi ka dhënë shumë për kombin, e kësaj radhe po ia jep të parin e komunës u tha në takimin përmbyllës

0

                             Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, sot, ka mbajtur takimin përmbyllës në Has, gjegjësisht në Shtëpinë e Kulturës ‘’Reshat Çoçaj’ në Gjonaj, Ku me këtë rast hasjanët ishin tubuar me një numër të madh për ti dhënë mbështetjen e këtij balotazhi kandidatit të PDK-së dhe Koalicionit për fitoren. Shaqir Totaj në këtë tubim me këtë rast tha se ne edhe pak kemi dhe po fitojmë, pastaj bashkë me koalicionin, do të qeverisim sepse kemi resurse kemi rininë e kemi shtetin dhe i kemi të gjitha..Votohet për të ardhmen dhe për nipërit tanë. Na duhet një votim i të gjithëve ,sepse na kushtoi shumë shtrenjtë neglizhenca para katër vitesh. Dua të ju falënderojë dhe vërtetë jeni treguar me vullnete që të dielën në mbrëmje të festojmë dhe të fillojë etapa e re tha Shaqir Totaj .Për të përmbyllur këtë takim të sotëm ka folur Nexhat Çoçaj,i cili tha se Hasi ka dhënë shumë duke filluar që nga historia kombëtare e deri tek fillet e gjuhës shqipe tha Çoçaj . Në këtë rast u tha se kanë ardhur edhe shumë nga diaspora për të votuar të ardhmen e Prizrenit për të votuar Shaqir Totajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *